MIRESEVINI NE FAQEN ZYRTARE TE INSTITUTIT PER RUAJTJEN E NATYRES NE SHQIPERI
NJOFTIME
 
 
Vetëm në INCA

 

EDUKIMI MJEDISOR - FAQJA KRYESORE-

Edukimi mjedisor është një fushë edukimi pak e pranishme në kurrikulën e ciklit fillor në Shqipëri. Në mënyre të vetësishme, njohuri mjedisore janë transmetuar tek nxënësi ndërmjet lëndëve të ndryshme por ato asnjëherë nuk janë përmbledhur në një informacion të thelluar apo në formën e paketës për edukimin mjedisor. Në këtë kontekst, UNICEF në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës si dhe me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujërave, mori përsipër një projekt trevjeçar të quajtur CLEEN. Ky projekt ka si qellim kryesor transmetimin e njohurive për ruajtjen e mjedisit nxënësve të ciklit të ulët nëpërmjet metodologjisë ndërvepruese “Fëmija për Fëmijën” e cila lidh të mësuarin e fëmijës (në apo jashtë shkollë) me jetën e tij (në familje dhe në komunitet) në mënyre të tillë që njohuritë të përkthehen në aksione konkrete. Hapi i parë i ndërmarrë në kuadër të projektit ishte hartimi i një kurrikule mjedisore për ciklin fillor, e cila e sheh fëmijën si një agjent ndryshimi në mbrojtje të mjedisit në Shqipëri. Kurrikula e Edukimit Mjedisor të projektit CLEEN është e shtjelluar në detaje në dy libra bazë, libri i mësuesit dhe fletorja e nxënësit. Këto materiale janë përgatitur nga Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimit në bashkëpunim me specialiste të mjedisit dhe me asistencën teknike të projektit “Fëmija për Fëmijën” në Mbretërinë e Bashkuar dhe është e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për t’u përdorur në orët e lira dhe veprimtarit kros dhe ekstrakurikulare...lexo me shume

INFORMACIONE

E. Mjedisor, Libri i mesuesit

Inisiativa te EM

Format Certifikate

Fletore pune per nxenesin

Guida e shkolles

Pyetesor 1

Pyetesor 2

Pyetesor 3

 

 

Copyright INCA-2010: